Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Altin Dumani dhe e vërteta e fletë-arresteve

VIDEO/ Goditi me dosje këshilltarin e majtë për çmimin e ujit, 68-vjeçari nën hetim

09:48, 02/07/2024
A+ Aa A-

Qytetari me iniciale A.M. është proceduar penalisht pasi goditi me dosje anëtarin e majtë të këshillit bashkiak të Elbasanit.

Ai akuzohet për veprat penale ‘kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik’ dhe ‘prishja e qetësisë publike’.

‘Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 68 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një salle ku po zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak, ka prishur qetësinë në sallë duke folur me zë të lartë dhe ka goditur me disa sende, anëtarin e këshillit bashkiak, shtetasin L. R.’, njofton policia.

Mbledhja e ditës së djeshme të këshillit bashkiak në Elbasan është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike dhe shkak për këtë është bërë vendimi për rritjen me 40% e çmimit të ujit të pijshëm. Një grup qytetarësh në shenjë mospranimi të këtij vendimi kanë qëlluar me sende të ndryshme këshilltarët e majtë.

Sipas qytetarëve, vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm prek drejtpërsëdrejti shtresat në nevojë, ndaj dhe kërkuan anulimin e këtij vendimi. Në mbështetje të qytetarëve ishin edhe këshilltarët e djathtë, të cilët deklaruan se do e çojnë çështjen në SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco