Gruaja që shpëtoi 69-vjeçaren nga mbytja në liqen: S'më ndihmoi askush

Gruaja që shpëtoi 69-vjeçaren nga mbytja në liqen: S'më ndihmoi askush

11:07, 01/07/2024
A+ Aa A-

Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke u hedhur në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Burime pranë spitalit të Pogradecit thanë se gjendja e gruas është e rëndë dhe për këtë arsye ndodhet në sallën e reaminacionit e intubuar.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, në liqen, dyshohet se ka tentuar të vetëmbytet shtetasja V. V., 69 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila u dërgua për mjekim në spital. Nga të dhënat e  para, dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Ishte një punonjëse e ndërmarrjes së gjelbërimit në bashkinë e Pogradecit, e cila e shpëtoi nga mbytja 69-vjeçaren.

Ajo ka treguar se ka hyrë e vetme në ujërat e liqenit për të nxjerrë në breg 69-vjeçaren, ndërkohë që të tjerët që ndodheshin aty nuk e kanë ndihmuar me përjashtim të një djali të ri.

Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që ia ka dalë për të shpëtuar 69-vjeçaren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco