E reja përjeton momente tmerri, partneri shqiptar tenton ta mbysë në sy të fëmijës së mitur

E reja përjeton momente tmerri, partneri shqiptar tenton ta mbysë në sy të fëmijës së mitur

10:32, 01/07/2024
A+ Aa A-

Momente makthi ka përjetuar pak ditë më parë një vajzë 26-vjeçare në Greqi, kur teksa flinte me fëmijën e saj të mitur, papritur u sulmua nga ish-partneri i saj i cili tentoi ta mbyste.

Sipas mediave greke, gjithçka ka ndodhur në orët e para të së enjtes së kaluar kur 33-vjeçari nga Shqipëria hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij duke thyer derën me shkelma dhe duke mbajtur një litar, u drejtua drejt saj dhe ia vuri në qafë.

Më pas 33-vjeçarja ka tërhequr me forcë litarin duke tentuar ta mbyste. Vajza, e cila në atë moment mbante në krahë fëmijën e tyre të mitur, ka reaguar dhe ka tërhequr litarin nga qafa, ndërsa ka bërtitur për ndihmë.

Fatmirësisht për të, prindërit e saj po flinin në dhomën ngjitur, të cilët dëgjuan zhurmën dhe nxituan në vendngjarje. Më pas autori e ka lëshuar litarin, e ka goditur me grusht në kokë dhe e ka kafshuar në krahun e djathtë, më pas është larguar në këmbë.

Gruaja kontaktoi autoritetet dhe pas kërkimeve, 33-vjeçari u gjet dhe u arrestua nga policia mëngjesin e së shtunës së kaluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco