Gjendet i pajetë në banesë 47-vjeçari në Durrës

Gjendet i pajetë në banesë 47-vjeçari në Durrës

18:40, 30/06/2024
A+ Aa A-

Një 47-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij, pasditen e së dielës në Durrës.

Nga të dhënat e para dyshohet se D.I i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në lagjen nr.18, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. I., 47 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco