Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në Fier.
Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, në aksin rrugor ‘Fier-Pishporo’, 64-vjeçari Llammbi Doko, duke drejtuar një motor ka dalë jashtë rruge dhe është aksidentuar.
Si pasojë ai ka ndërruar jetë.
Policia Fier/ Informacion paraprak
Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor ‘Fier-Pishporo’, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net