VIDEO/ Makina e policisë përplaset me ‘Audi-n’ në Gjirokastër-Kakavijë, dy të plagosur rëndë

17:22, 29/06/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë ku një automjet i policisë është përplasur me një tjetër mjet. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në afërsi të lagjes Kordhocë, fshati Lazarat, Bashkia Gjirokastër.

Në automjetin e policisë ndodheshin dy efektive ndërsa përplasja ka qenë frontale duke shkaktuar dëmtim serioz të dy personave të përfshirë në aksident.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë dëmtime serioze në gjymtyrë.

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B..  

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco