Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qyetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Zjarret në qarkun e Vlorë, arrestohet burri në Delvinë dogji 2300 rrënjë ullinj

FOTO/ Zjarret në qarkun e Vlorë, arrestohet burri në Delvinë dogji 2300 rrënjë ullinj

17:11, 29/06/2024
A+ Aa A-

2300 rrënjë ullinj janë djegur me dashje dje në Delvinë.

Drejtoria e Policisë së Vlorës, bën të ditur se ka vënë në pranga një 56-vjeçar të akuzuar për këtë ngjarje.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur disa vatra zjarresh në këtë qark, më i madhi ishte në Himarë.

Image

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariateve në varësi të saj janë të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Vlorë.

I vuri zjarrin një sipërfaqe toke me ullinj, në fshatin Vllahat, Delvinë, vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara nga Komisariati i Policisë Delvinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Q., 56 vjeç, banues në Delvinë.

Image

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj, me pronarë të ndryshëm, në fshatin Vllahat, Delvinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke ju garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco