Pas arrestimit të kreut të bandës, Avdylit të Shijakut, Policia kontrollon shtëpinë për prova

Pas arrestimit të kreut të bandës, Avdylit të Shijakut, Policia kontrollon shtëpinë për prova

14:32, 29/06/2024
A+ Aa A-

Policia Kriminale dhe forcat RENEA vazhdojnë të jenë të pranishme në shtëpinë e personit që sapo arrestuan, Astrit Avdylajt, në Shijak, duke bërë kontrolle dhe kërkuar prova materiale.

Kreu i bandës së Shijakut u arrestua në shtëpinë e tij rreth orës 12:30. Pas një tentative për t’u arratisur, duket se ai nuk ka kundërshtuar më gjatë.

Sipas burimeve të SYRI TV, në shtëpinë i janë gjetur 50 mijë lekë.

Ndërkohë Policia e Shtetit njoftoi se operacioni policor i koduar “Revanshi” po vijon nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.

Operacioni në masa të larta sigurisë, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Operacioni "Revanshi" vijon."


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco