Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Marrëveshja Rama-Dumani në prag të kongresit

VIDEO/ Publikohen pamjet e arrestimit të Avdylit në Shijak, Policia: Operacioni vazhdon!

VIDEO/ Publikohen pamjet e arrestimit të Avdylit në Shijak, Policia: Operacioni vazhdon!

14:10, 29/06/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka filmuar me dron, momentet e arrestimit të Astrit Avdylit, kreut të bandës së Shijakut, në shtëpinë e tij në Shijak. Avdyli, edhe pse i armatosur me pistoletë, nuk ka bërë rezistencë.

Meritën e operacionit dhe tërheqjen e vëmendjes ka dashur ta marrë ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili i ka publikuar në profilin e tij në Fb, pamjet e arrestimit të njeriut të akuzuar për shumë krime.

 

Pas ministrit, pamjet i dha Policia e Shtetit me shënimin: "Vijon operacioni policor i koduar “Revanshi”, operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.

Operacioni në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Operacioni "Revanshi" vijon."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco