Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Marrëveshja Rama-Dumani në prag të kongresit

Vodhi para në një hotel në Tiranë, recepsionisti 17-vjeçar shpallet në kërkim

Vodhi para në një hotel në Tiranë, recepsionisti 17-vjeçar shpallet në kërkim

14:08, 29/06/2024
A+ Aa A-

Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë. Dyshohet se i mituri ka vjedhur para në një hotel në rrugën “Fortuzi”.

Sipas njoftimit të policisë i mituri punonte si recepsionist në hotel ndërsa dyshohet se shuma e parave është marrë nga ai. Policia po punon për kapjen e të riut ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.

Tiranë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën “Fortuzi”, ku ka qenë i punësuar si recepsionist. Materialet i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco