VIDEO/ Aksidenti afër Pogradecit, shpëtojnë burrë e grua, shkak u bë ....

VIDEO/ Aksidenti afër Pogradecit, shpëtojnë burrë e grua, shkak u bë ....

11:04, 29/06/2024
A+ Aa A-

Ky aksident i rëndë në të parë ka ndodhur sot në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Çërravë, por fatmirësisht pa jetë të humbura.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në rrugë.

Në mjet udhëtonin burrë e grua që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqet e aksidentit, por paraprakisht sipas policisë aksidentin mund ta ketë shkaktuar përgjumja e drejtuesit të mjetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco