EMRAT/ Vrau 77-vjeçarin pas sherrit për tymin, akuza kërkon 25 vite burg

EMRAT/ Vrau 77-vjeçarin pas sherrit për tymin, akuza kërkon 25 vite burg

10:49, 29/06/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me 25 vjet burg të Armando Boriçit, i cili akuzohet për vrasjen e 77-vjeçarit Haxhi Balla dhe plagosjen e djalit të tij, Aleks Balla.

Ndërkohë është kërkuar 17 vite burg të vëllanë e tij, duke e cilësuar si bashkëpunëtor në këtë krim

Vrasja ndodhi më 20 korrik 2022 në lagjen “Afrim i Ri”, Fier.

Ngjarja ndodhi nga një konflikt i çastit ku babë e bir ndezën një zjarr në shkurret aty pranë banesës së tyre, gjë që duket se nxiti konfliktin me dy vëllezërit.

Balla humbi jetën për shkak të plagëve të marra nga goditjet me thikë në trup.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco