Rëndohet pozita e mikut të Edi Ramës/ Kërkohet sekuestrimi i 4 ha tokë në Himarë, dyshohet se ia dhuroi…

Rëndohet pozita e mikut të Edi Ramës/ Kërkohet sekuestrimi i 4 ha tokë në Himarë, dyshohet se ia dhuroi…

16:17, 28/06/2024
A+ Aa A-
SPAK ka rënduar pozitat ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili ndodhet në burg. Ish-kryebashkiaku i Himarës, i njohur si mik i afërt i Edi Ramës dhe njeri që ka pranuar të firmosë tjetërsimin dhe grabitjen e pronave në bashkinë që drejtonte për llogari të interesave të kryeministrit, duket se gjendet në pozita edhe më të rënduara se në momentin e arrestimit.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në kohën kur Jorgo Goro vijon të jetë në arrest me burg për skandalin e tjetërsimit të tokave, Spak ka një kërkesë të dytë, i ka kërkuar GJKKO vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës.

Ka dyshime se Goro i ka dhuruar kryebashkiakut të sapo komanduar në Himarë, Arqile Bollano 4 hektarët tokë, ndërsa emri i këtij të fundit del në hetimet e SPAK.

“Nga prokuroria e Vlorës është hetuar dhurimi i 4 hektarëve tokë në adresë të një tjetër kryetari bashkie, i cili u votua për shkak se Beleri ishte në burg, 4 hektarët tokë i janë falur kryebashkiakut Arqile Bollano, i cili nuk është pyetur ende nga SPAK. Është kryebashkiaku i tretë i cili duket sikur do të ketë të njëjtin fat”, tha Hoxha.

Hetimi është bërë nga prokurori i Vlorës, Arjan Xhaferri, i cili shpalli mos kompetencen dhe ia dërgoi çështjen SPALK-ut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco