Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol në 'frymën e fundit', Anglia barazon rezultatin

Gjykata e lartë rrëzon rekursin e Gjokës, investitorit strategjik të Ramës

Gjykata e lartë rrëzon rekursin e Gjokës, investitorit strategjik të Ramës

09:55, 28/06/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka për revokim të masës së sigurisë.

Vendimi u mor nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, ku Gjoka kundërshtonte vendimin e Apelit të Posaçëm për lënien në fuqi të masës “arrest në burg”. 

Pëllumb Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim ndaj Gjin Ndoj, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2020 në Shkodër.

Përveç kësaj ngjarje, biznesmeni akuzohet se duke bashkëpunuar me persona të tjerë, ka siguruar kushtet për të vrarë ish-policin e burgjeve Kleanth Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin. 

Në 4 maj të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për gjykim, për disa të pandehur, ndërkohë që ndau çështjen për disa të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco