Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS ME MODERATORE DORI DAKA

VIDEO/ Ngriti portal për gjobëvënie, momenti kur vetëdorëzohet Kushtrim Selimi

09:36, 28/06/2024
A+ Aa A-

Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i akuzuar për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenëve të ndryshëm.

Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premtes i shoqëruar nga avokati i tij ku pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik në lidhje me akuzat ndaj tij.

Më herët policia goditi portalin shqipnews.info, që menaxhohej nga Kushtrim Selimi, vartësja e tij R. Omeri dhe gazetari E. Hasanaga.

Image

Në këtë portal shkruheshin artikuj denigrues dhe shpifje për zyrtarë të lartë të policisë. Pas arrestimit, Omeri dhe Hasanaga dëshmuan se Selimi kishte inate dhe mllefe me personat që shkruante për ta në portal.

Hetuesit e Krimit Kibernetik kanë dyshime se lajmet i bënte për të vendosur gjoba ose për të përfituar poste drejtuese përmes shantazheve.

Pas rastit, Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri janë përjashtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Ndërkohë gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje për Regina Omerin dhe gazetarin Ervis Hasanaga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco