Autobusi përplaset me makinën, një i vdekur dhe 14 të plagosur në Prishtinë

Autobusi përplaset me makinën, një i vdekur dhe 14 të plagosur në Prishtinë

18:44, 27/06/2024
A+ Aa A-

Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku ku u përfshin një autobus dhe një veturë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, tha për Radion Evropa e Lirë se aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërkaq 14 të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, tha Borovci.

Autoritetet, tha Borovci, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që sollën deri tek aksidentet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco