E rëndë në Prishtinë! Makina përplaset me autobusin, 1 i vdekur dhe 14 të lënduar

E rëndë në Prishtinë! Makina përplaset me autobusin, 1 i vdekur dhe 14 të lënduar

18:43, 27/06/2024
A+ Aa A-

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Prishtinë

. Mësohet se në aksident është përfshirë një autobus dhe një makinë.

Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë bëhet me dije se nga përplasja e mjeteve ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 14 të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të  Prishtinës.

Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti,” tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco