SYRI TV/ Nis ndërhyrja në Urën e Zogut, aktivistët pikëpyetje për punimet

17:29, 27/06/2024
A+ Aa A-

Nisja e punimeve për rikonstruksionin e Urës së Zogut mbi lumin Mat, po shoqërohet me pikëpyetje për projektin që do të zbatohet në të. Aktivistë të Shoqërisë Civile thonë se puna ka nisur pa pasur projekt, afate për përfundimin e punimeve apo dhe elementë të tjerë, që mund të cënojnë monumentin e kulturës.

SYRI TV

Teksa prej pak ditësh kanë nisur punimet për rikonstruksionin e Urës së Zogut, aktivistët kanë ngritur pikëpyetje për projektetin.

Elsa Sula, një nga zërat aktiv për mbrojtjen e kësaj ure, është shprehur se punimet kanë nisur pa pasur transparencë nga Ministria e Kulturës.

Avokati Elton Laska thotë se nuk ka një afat mbi përfundimin e punimeve, ndërsa kërkon marrjen e masave që ndërhyrja të jetë efikase dhe mos ti sjellë dëmtime të tjera këtij monumenti.

Ura e Zogut mbi Lumin Mat është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco