SYRI TV/ 'Biznesi me vdekjen', mjekët: Shkak spitali i degraduar

17:27, 27/06/2024
A+ Aa A-

 

Gjykata ka konfirmuar masat e lehtësuara “arrest shtëpie”, dhe ‘detyrim paraqitje’ për mjekët dhe zyrtarët e QSUT të përfshirë në “Biznesin e vdekjes” tek Onkologjiku.

Përballë gazetarëve, mjekët janë justifikuar se kjo situatë vjen për shkak të gjendjes së Spitalit e mungesës së pajisjeve duke kërkuar ristrukturim total të onkologjikut dhe hetimin e Spitaleve Private.

Mjekja Alketa Pere ka drejtuar gishtin ndaj drejtuesve të QSUT dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për gjendjen ndërsa ngriti pikpyetje mbi hetimet që ka kryer prokuroria.

SYRI TV

Gjykata e Tiranës la në fuqi masat e sigurisë për mjekët e onkologjikut të përfshirë në skandalin rreth abuzimit me barnat, mos dhënies së ndihmës për qytetarët me kancer dhe transferimit të tyre në klinikat private për interesa ekonomike.

(TABELA) Kështu, në arrest shtëpie mbeten mjeku Edmond Gashi, pronar i klinikës private “Megis”, dhe Florian Marku pronar farmacie. Ndërkohë në arrest shtëpie u lanë

Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) , “Arrest në shtëpi”
Florian Marku , “Arrest në Shtëpi”
Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT (DP)
 Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT)  (DP)
Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik (DP)
Halil Gashi, administrator i klinikës “Megis” (DP)
 Drilona Kishta, në kërmim me masë (DP)

Ndërsa Drilona KIshta ndodhet në kërkim me masën detyrim  paraqitje. Në hyrje të seancës mjekët thanë se kanë kryer detyrën duke i lënë përgjegjësinë gjendjes së degraduar në të cilën ndodhet spitali onkologjik. Njëra prej tyre onkologia Alketa Ymeri Pere dha mesazhe duke drejtuar gishtin tek drejtuesit e spitalit dhe të ministria e shëndetësisë

Ndërkohë Pere nuk kurseu kritikat ndaj medias, ku ndonëse akuzohet për vepra të rënda ku bëhen pazare me shëndetin e qytetarëve, shqetësimi i saj kryesor duket se ishte kjo foto që është përdorur nga media vizive dhe e shkruar.

Për Edmond Gashin dhe zv drejtoreshën e QSUT Brikena Qirjazi në përfundim të seancës shërbimi i gjykatës i ofroi dalje preferenciale nga pas, teksa mjeku vrapoi për t’iu fshehur vëmendjes së mediave

Por onkologia Alketa Ymeri Pere nga ana tjetër njësoj si në hyrje edhe në dalje, nuk i kurseu deklaratat ku këtë herë hodhi dyshime mbi hetimet.

Prokuroria e Tiranës zbuloi se pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi. Sipas organit të akuzës, ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmaci në Tiranë. Gjithashtu radioterapia nuk u vendos kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco