Mjekja Ymeri me tjetër version: Nuk jam unë Alketa në përgjime, jemi 3 Alketa te Onkologjiku

13:59, 27/06/2024
A+ Aa A-

Mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere (Ymeri) ka dalë me një version tjetër pasi u njoh me masën e sigurisë që caktoi për të Gjykata e Tiranës.

Në një prononcim të shkurtër për mediat pasi doli nga Gjykata, Alketa tentoi që të zbulonte një ‘lajthitje’ të Prokurorisë së Tiranës, pasi sipas saj janë gabuar se nuk është ajo që del në përgjime.

Teksa përmendi ‘3 Alketat’ e spitalit Onkologjik, diferencën e bëri tek vetja duke theksuar se mbante titullin ‘profesoreshë doktoreshë’.

‘Nuk isha unë Alketa, po ishte Alketa administratorja. Është tjetëëëëëëëëëëëëëër, Alketa Ilo, është administratorja. Janë 3 Alketa në spitalin Onkologjik.

Është Alketa Ilo, Alketa Shtëmbari dhe doktoreshë profesoreshë Alketa Ymeri (thotë për veten),’-u shpreh Alketa Pere/Ymeri para medieve, të cilat i akuzoi sërish se kishin bërë më shumë zbulime se prokuroria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco