Porositin online aksesorë floriri, dalin dhe e grabisin me armë

Porositin online aksesorë floriri, dalin dhe e grabisin me armë

09:38, 27/06/2024
A+ Aa A-

Punonjësi i një argjendarie është grabitur me mesditën e djeshme në zonën e Qerekës, në Kamzë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, atij i janë vjedhur disa aksesorë floriri që ishin porositur online.

Argjendaria ku ishin porositur aksesorët është në zonën e Medresesë. Dy personat kanë porosit online disa aksesorë floriri. Kur ka shkuar postieri ti çojë porosinë, në zonën e Qerekës, dy persona e kanë kërcënuar dyshohet me armë zjarri dhe i kanë grabitur aksesorët e floririt.

‘Ditën e djeshme, rreth orës 15:35, në Valias, 2 shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi të fortë në dukje armë zjarri, i kanë vjedhur disa aksesorë floriri, (porosi të bëra online), shtetasit L. B., 22 vjeç, punonjës i një argjendarie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve’, bën të ditur Policia e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco