VIDEO/ Flakët përfshijnë vendgrumbullimin e plehrave në Përmet, flaka u vendos nga punonjësit e bashkisë

18:55, 26/06/2024
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka mbuluar një vendgrumbullim mbeturinash në Përmet. Zjarri agresiv po djeg të gjitha mbeturinat e depozituara në landfillin e Piskoves ku prej vitit të kaluar është shndërruar në vendgrumbullimin e mbeturinave të gjithë Bashkisë së Përmetit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të cilat pa sukses po mundohen të vendosin nën kontroll situaten e krijuar.

Nuk dihet se kush ka qënë zjarrëvënësi, por banorë të fshatit Piskovë shprehen se vetë punonjësit e Bashkisë së Përmetit i kanë vendosur zjarr të kontrolluar mbeturinave, ku më vonë u ka dalë jashtë kontrollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco