'U qëllua 3 herë me pistoletë në rrugë'/ Plagoset 35-vjeçari shqiptar, ja çfarë dyshohet

'U qëllua 3 herë me pistoletë në rrugë'/ Plagoset 35-vjeçari shqiptar, ja çfarë dyshohet

18:19, 26/06/2024
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur një natë më parë në Pisa. 

Mediat italiane raportojnë se 35-vjeçari shqiptar është qëlluar 3 herë në rrugën e njohur si Cascina.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00. Sipas asaj që raportojnë mediat shqiptarit i është zënë pritë në rrugë dhe është qëlluar tre herë me një pistoletë të kalibrit të vogël.

Dyshohet se autori dhe i plagosuri kanë patur njohje me njëri-tjetrin, dhe atentati mund të jetë bërë për larje hesapesh.

Autoritetet italiane po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili është zhdukur pa gjurmë pas atentatit.

Aktualisht 35-vjeçari shqiptar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco