VIDEO/ I droguar me kokainë, i riu arrestohet pas manovrave të rrezikshme me mjetin luksoz

12:42, 26/06/2024
A+ Aa A-

 

Policia ka vënë një pranga një drejtues mjeti, i cili kryente manovra të rrezikshme në afersi të rrugës interurbane Tiranë-Rinas.

Pas ndalimit, policia kreu një test dhe rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e kokainës.

Po ashtu, automjeti që ai drejtonte nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.

‘Drejtuesi i automjetit me iniciale Xh. M, ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit, në afërsi të rrugës interurbane Tiranë-Rinas, si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese ‘T1B COC’ (Cocaine), gjithashtu drejtonte një automjet me dokumentacion të përfunduar’, njofton policia.

Ai akuzohet  për veprën penale ‘Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco