SYRI TV/ Temperaturat e larta boshatisin rrugët në Berat, qytetarët përdorin shatërvanët për t’u freskuar

14:01, 23/06/2024
A+ Aa A-

Rrugët e qytetit të Beratit janë boshatisur nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit. Qytetarët dalin orëve të mbrëmjeve në lulishte dhe përdorin shatërvanët për t’u freskuar. Me të njëjtën situatë janë përballur edhe turistët e huaj, të cilat bëjnë ndalesa të shpeshta për shkak të vapës dhe më pas vijojnë me guidën.

Syri tv

I nxehti i ditëve të fundit ka boshatisur rrugët e qytetit të Beratit. Temperaturat, që sipas parashikimeve kanë shkuar gjatë kësaj jave deri në 42 gradë celsius në Berat, kanë bërë që pjesa më e madhe e qytetarëve t’i kalojnë në shtëpi orët e pikut, për të dalë mbrëmjeve kur temperaturat janë disi më të përballueshme. I vetmi ambient ku qytetarët beratas mund të freskohen për të përballuar temperaturat e larta është lulishtja e qytetit, brenda të cilës ndodhet edhe një shatërvan i vogël.

Në rrugët e qytetit janë të shumtë turistët, të cilët i sheh duke u freskuar lokaleve, lulishteve e shatërvanëve. Turistët e huaj të ardhur për të vizituar Beratin shprehen se këto temperatura janë të papërballueshme dhe e kanë tepër të vështirë ecjen në këmbë drejt zonave turistike. Për të përballuar lëvizjet ata kanë bërë ndalesa në hije e janë freskuar në shatërvanë, dhe më pas kanë vijuar guidat.

Banorët pohojnë se sipas tyre temperaturat e këtij viti janë tepër të larta dhe të pazakonta për muajin qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco