Burri shqiptar dhunon me shufra hekuri bashkëshorten e tij 25-vjeçare, e reja denoncoi në polici: Më goditi në fytyrë

Burri shqiptar dhunon me shufra hekuri bashkëshorten e tij 25-vjeçare, e reja denoncoi në polici: Më goditi në fytyrë

13:48, 23/06/2024
A+ Aa A-

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Filiatra, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij 25-vjeçare.

 Mediat në shtetin fqinj raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten, ndërsa burri shqiptar është vënë në pranga mëngjesin e kësaj të diele.

E reja ka denoncuar në polici, se është goditur me shufra hekuri në duar dhe fytyrë. Menjëherë policia ka shoqëruar gruan dhe e ka marrë në pyetje, ndërsa pas ndihmës mjekësore ajo është larguar.

Ndërkohë autori 46-vjeçar është arrestuar nga Policia dhe po mbahet në burg, ndërsa të martën pritet të dalë para Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco