I riu humb kontrollin e makinës dhe përplaset, dyshohet se pësoi atak kardiak

I riu humb kontrollin e makinës dhe përplaset, dyshohet se pësoi atak kardiak

21:29, 22/06/2024
A+ Aa A-

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se, një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pranë zonës së njohur si ura e Dajlanit.

Dyshohet se 22-vjeçari përpara se të përplaset ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Policia e Durrësit/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek 'Ura e Dajlanit',  automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen.

Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit  ka pësuar arrest kardiak  gjatë drejtimit të automjetit dhe për  pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco