EMRI+FOTO/ Aksident me vdekje në Hamallaj, humb jetën adoleshenti, rëndë shoferi

EMRI+FOTO/ Aksident me vdekje në Hamallaj, humb jetën adoleshenti, rëndë shoferi

17:42, 22/06/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Hamallaj-Gjiri i Lalzit, ku një adoleshent ka humbur jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur Alban Hasrama 16 vjeç ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosur ka mbetur Erseld Kamberi, shofer i mjetit i cili është sjellë me urgjencë për në spitalin e traumës në Tiranë.

Policia e Durrësit/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. K.,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe  ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco