Katrahurë në Berat: shoferja e Benz përplas piloten e Toyota Yaris dhe dy automjete të tjera

Katrahurë në Berat: shoferja e Benz përplas piloten e Toyota Yaris dhe dy automjete të tjera

13:34, 22/06/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rrëmujshëm ka ndodhur sot në aksin nacional  Berat - Dimal, në afërsi të fshatit Moravë.

Një mjet tip Mercedes Benz Vito, që drejtohej nga një vajzë, ka parakaluar dy automjete po kur ka ndeshur përballë një mjet tjetër, në përpjekje për të shmangur përplasjen me të, ka goditur një Tojota Yaris, duke e hedhur në kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar katër mjete dhe është lënduar drejtuesja e automjetit Toyota Yaris, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë,të cilët po kqyrin edhe vendin e aksidentit,për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë Mercedes Benz Vito me targa AA 737 KV me drejtuese një vajzë, që ka kryer një parakalim të gabuar duke hedhur në kanal drejtuesen e Toyota Yaris me targa AB 866 LF, e cila po merr mjekim intensiv në Repartin e Urgjencën në spitalin e Beratit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco