Sherr verbal mes dy vëllezërve në Klos, arrestohet njëri prej tyre

Sherr verbal mes dy vëllezërve në Klos, arrestohet njëri prej tyre

10:52, 22/06/2024
A+ Aa A-

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në fshatin Gurrë e Vogël në Klos.

Dy vëllezër janë konfliktuar verbalisht me njëri tjetrin, por ndërhyrja në kohë ka bërë që përplasja mes tyre të parandalohet nga ana e autoriteteve.

Për këtë rast është arrestuar në flagrancë njëri prej vëllezërve.

Në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe  sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco