Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

Peshkopi/ Hodhi fishekzjarre pas mesnate në oborrin e një shkolle, nis hetimi ndaj 28 vjeçarit

Peshkopi/ Hodhi fishekzjarre pas mesnate në oborrin e një shkolle, nis hetimi ndaj 28 vjeçarit

10:37, 21/06/2024
A+ Aa A-

Dy persona po kryenin një shpërthim me fishekzjarre dhe flakë mbrëmjen e djeshmë në ambientete e një shkolle 9-vjeçare. Gjatë mesantës policia ka kapur në flagrancë dy shtetasit, L.B., 28 vjeç së bashku me një 16-vjeçar.

Ndaj 28-vjeçarit ka nisur hetimi nga policia. Këta dy persona kanë organizuar mesnatën e djeshme një shpërthim me fishekzjarre dhe flakë.

'Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, ka marrë një sërë masash, për goditjen dhe parandalimin e këtij fenomeni shqetësues,  dhe si rezultat i  monitorimit të situatës në terren, gjatë mesnatës janë kapur në flagrancë 2 shtetas, konkretisht shtetasi L.B., 28-vjeç, sëbashku me një 16-vjeçar, duke organizuar një shpërthim me fishekzjarre dhe flakë, në oborrin e një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Peshkopisë', thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet për 28-vjeçarin do të kryhen për veprat penale "Prishja e qetësisë  publike" , "Shkelja e rregullave  mbi përdorimin e lëndëve plasëse" dhe "Keqtrajtimi i të miturit".

Ndërkohë policia bën thirrje për rastet e konstatimit të lëndëve piroteknike se personat përgjegjës do të ndëshkohen me masë administrative deri në procedim penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco