Makina humb kontrollin në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

Makina humb kontrollin në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

13:51, 20/06/2024
A+ Aa A-

Aksident në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet P. A., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco