Arrestohet një i kërkuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan

Arrestohet një i kërkuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan

07:30, 20/06/2024
A+ Aa A-

Kosovë - Policia ka arrestuar sonte një person të dyshuar për përfshirje në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ngjarje kjo që ka ndodhur në maj të vitit 2023 në Zveçan.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovë në Veri, Veton Elshani. Ai ka thënë se i dyshuari ishte në kërkim dhe se aktualisht po intervistohet nga hetuesit e krimeve të rënda.

“Të mërkurën, rRreth orës 19.15 në pikën e kontrollit në Bistricë është ndaluar një person me inicialet L.D. që ishte në kërkim në lidhje me rastin e 29 majit 2023 ku ishin lënduar 93 zyrtar të KFOR-it.

I arretsuari është intervistuar në Mitrovicë në stacionin policor në jug. Ai u mor në pyetje nga ana e hetuesve të krimeve të rënda në Prishtinë dhe pas intervistimit do të vendoset për hapat e mëtejme”, ka thënë për RTKlive, Elshani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco