Korçë: Konflikt në një lokal të qytetit, dhunohet një oficer i sektorit të krimit ekonomik në polici

Korçë: Konflikt në një lokal të qytetit, dhunohet një oficer i sektorit të krimit ekonomik në polici

18:02, 19/06/2024
A+ Aa A-

Një konflikt ka ndodhur në një prej lokaleve të qytetit të Korçës ku sipas burimeve të SYRI. TV mësohet se është dhunuar një oficer i sektorit të krimit ekonomik në policinë e Korçës.

Sipas burimeve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit. Nuk dihet ende nëse ka lidhje me detyrën e oficerit të policisë, por sipas deklarimeve dyshohet që mund të jetë edhe një konflikt i çastit mes një personi dhe oficerit.

Personi që ka goditur punonjësin e policisë është shoqëruar në komisariatin e Korçës. Gjatë konfliktit fillimisht verbal, autori e ka qëlluar me një gotë në fytyrë oficerin duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco