Kishte kthyer banesën e tij një laborator droge, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali. I sekuestrohen paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal

Kishte kthyer banesën e tij një laborator droge, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali. I sekuestrohen paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal

16:02, 19/06/2024
A+ Aa A-

Policia italiane ka vënë në pranga një 19-vjeçar shqiptar, i cili kishte shndërruar shtëpinë e tij në një laborator droge për prerjen dhe paketimin e kokainës.

 ‘Biznesi’ po i shkonte shumë mirë, derisa e pikasi policia dhe të riun e arrestoi për posedim me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Prej disa ditësh efektivët e policisë kishin vënë re një vajtje-ardhje të çuditshme pranë shtëpisë së të riut dhe për këtë, pasditen e vonë të së shtunës së kaluar, vendosën të ndërhynin, duke i nënshtruar një kontrolli të plotë djalit sapo doli nga shtëpia.

Gjatë kontrollit personal dhe të automjetit, policia gjeti një paketë cigare në të cilën ishin fshehur tre doza kokainë të mbyllura, gati për shitje.

Kontrolli i mëpasshëm i banesës së shqiptarit zbuloi më pas pjesën më të madhe të aktivitetit të paligjshëm që ai kryente.

Në fakt, njerëzit e forcës gjetën një laborator të vërtetë për përgatitjen e ‘pluhurit të bardhë’ brenda një dhomë gjumi.

Në një mobilie në dhomë, veçanërisht, kishte pothuajse 400 gramë kokainë të ndarë në tre mbështjellës të mëdhenj, një peshore precize, lëndë prerëse të tipit manit dhe materiale të ndryshme të dobishme për paketimin e lëndës narkotike në doza.

Më tej, të fshehura në pjesë të ndryshme të shtëpisë, u shfaqën dhe u sekuestruan menjëherë kartëmonedha me vlerë 11.500 euro, që dyshohet se janë të ardhura të një aktiviteti të furtunës së trafikut të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco