VIDEO/ Momenti kur autorët e maskuar i vendosin tritolin policit

10:08, 19/06/2024
A+ Aa A-

SYRI TV ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, ku tregohet momenti kur dy autorë të maskuar me pelerina të zeza hipin mbi murin rrethues të banesës dhe vendosin tritolin në banesën e efektivit në Shkodër.

Sasia e lëndës plasëse i është vendosur makinës së policit Kastriot Selimaj rreth orës 4:00 të mëngjesit në lagjen “Tepe”.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës dhe autorët kanë kaluar murin rrethues për të vendosur lëndën plasëse në gomën e makinës.

Kastriot Selimaj është efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër.

Në polici, ai ka deklaruar se nuk pa probleme me njeri dhe dyshimet janë për shkak të punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco