Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Ish-deputetja Aliolli paraqitet në SPAK

Ish-deputetja Aliolli paraqitet në SPAK

11:31, 18/06/2024
A+ Aa A-

Ledina Alolli, ish-deputete dhe kandidate për Bashkinë e Korçës është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, bëjnë me dije mediat.

Ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së saj në SPAK.

Ish-deputetja e PD-së ka qenë dhe kandidate për kryetare e Bashkisë së Korçës në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Ndërkohë përgjatë viteve 2009–2013, Alolli ka qënë deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Qarkun e Korçës.

Në të njëjtën kohë ka qenë pjesë e disa komisioneve parlamentare si anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, anëtare zvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco