Momenti kur digjen 2.6 miliardë euro kokainë/ Pjesë e grupit një shqiptar

Momenti kur digjen 2.6 miliardë euro kokainë/ Pjesë e grupit një shqiptar

10:16, 18/06/2024
A+ Aa A-

Mediat gjermane kanë publikuar pamje që tregojnë momentet kur digjen plot 35.5 ton kokainë.

Sipas BILD, kjo kokainë kishte një vlerë tregu prej 2.6 miliardë eurosh.

Droga u dërgua në një incenerator nën masa të rrepta sigurie.

Sasia rekord e kokainës u kap gjatë një aksioni të policisë së disa vendeve evropiane.

Shtatë persona u arrestuan, mes tyre edhe një shqiptar. Mendohet se lider i grupit ishte një turk.

Kokaina mendohet se ishte nisur nga Ekuadori. Në këtë shtet u kapën tre ton kokainë. Në Roterdam u kapën 8 ton dhe pjesa tjetër prej 25 ton u kap në Hamburg.

Para disa ditësh, media gjermane BILD raportoi se mafia shqiptare po përmbyt rrugët e Gjermanisë me kokainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco