EMRI/ Hodhi drogën dhe iku me vrap kur pa policinë, arrestohet 30-vjeçari

09:54, 17/06/2024
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar u arrestua nga Policia e Durrësit pasi u kap duke shitur kanabis në zonën e Nishtullës.

30-vjeçari Luvio Shtora u largua me shpejtësi kur pa forcat e rendit.

Madje ai hodhi edhe qesen me drogë. Por i riu nuk u largua dot larg pasi u arrestua nga forcat ‘Shqiponja’.

NJOFTIMI ZYRTAR

-Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 30-vjeçar që shiste lëndë narkotike.

-30-vjeçari tentoi të largohej me vrap kur pa punonjësit e Policisë.

-Sekuestrohet një sasi kanabis  që 30-vjeçari do ta shiste në zonën e Nishtullës, Durrës.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas në lagjen nr.7 në Durrës, shiste lëndë narkotike, organizuan punën dhe falë veprimeve operacionale kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:

L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas kur konstatoi  punonjësit e  Policisë tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco