‘Aksidente, rrahje e dhunë’/ Procedohen penalisht 5 shtetas në Qarkun Fier

‘Aksidente, rrahje e dhunë’/ Procedohen penalisht 5 shtetas në Qarkun Fier

16:58, 16/06/2024
A+ Aa A-

Policia ka referuar materialet në Prokurori për 5 shtetas të përfshirë në episode të ndryshme, nga aksidentet te rrahjet e dhuna brenda familjes.

Njoftimi/ Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. G., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet, ka përplasur biçiklistin, shtetasin H. Q., 79 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

•A. Ç., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Q. Sh., 49 vjeç;

•S. K., 21 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin R. R., dhe më pas i ka dëmtuar automjetin që ky shtetas drejtonte.

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Xh., 51 vjeç, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Për këtë rast u procedua penalisht dhe djali i tij shtetasin A. Xh., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco