SYRI TV/ Divjakë, fermerët ankohen për tregun: Patatja shitet nën kosto

14:22, 16/06/2024
A+ Aa A-

Fermerët që kultivojnë patate në Divjakë po përballen me mungesë tregu, për shkak të rënies së çmimit. Sipas fermerëve, aktualisht një kg patate me shumicë grumbullohet nga tregtarët me 20 deri në 25 lekë, apo shumë më poshtë se kostoja e prodhimit.

Syri tv

Fermerët e Divjakës që kultivojnë pataten verore apo të hershme janë duke u përballur këtë sezon me çmime totalisht të ulëta.

Ndonëse ka prodhim cilësor, çmimi aktual me 20 deri në 25 lekë për kilogram nuk justifikon as shpenzimet.

Fermerët janë të detyruar të shesin me çmim të ulët pasi duan të bëjnë gati tokat për mbjelljet e tjera dhe anatemojnë shtetin.

Në Divjakë kultivimi i patates së hershme zë një sipërfaqe prej mbi 200 hektarë dhe investimi i fermerëve është shumë i madh por përfundimisht ky sezon mund të quhet i dështuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco