Lëvizte me armë në makinë, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

Lëvizte me armë në makinë, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

13:44, 16/06/2024
A+ Aa A-

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet brenda 48 orësh një tjetër rast i mbajtjes së armëve pa leje në qytetin e Vlorës.

Qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Finalizohet nga Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 15”.

Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në rrugën Sazani, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 15”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. H., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me të cilin lëvizte 45-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e poshtme të sediljes së shoferit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak si dhe një shumë parash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco