Mashtrim me vizat në SHBA për 10 mijë € Renato Nasto dhe 4 të tjerë të pandehur. Prokuroria mbyll hetimet

Mashtrim me vizat në SHBA për 10 mijë € Renato Nasto dhe 4 të tjerë të pandehur. Prokuroria mbyll hetimet

12:37, 16/06/2024
A+ Aa A-

Pesë persona janë marrë të pandehur nga prokuroria e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin ngritur një skemë mashtrimi për dhënien e vizave Amerikanë në Shqipëri.

Çështja penale ndaj Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedeni, Xhemal Seseri, Eduart Gjini, tashmë është dërguar në gjykatë dhe kundër tyre është ngritur akuza e “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit vulave apo stampave ose i formularëve”.

Ideatori dhe organizatori i kësaj skeme, sipas prokurorisë ka qenë Renato Nasto, i cili nëpërmjet rrjetit social “Instagram” reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm, me emrin “viza amerikane insider”.

Në faqen në Instagram Nasto shkruante edhe mesazhet ku shprehej:  “...viza Amerikane me garanci 100 për qind. Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’iu aprovohet....”

Kjo ishte metoda si ai gjente klientët dhe më pas bënte procedurat për aplikimin e vizave. Disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

I dyshuari kryesor për këto raste është Renato Nasto ndërkohë personat e tjerë sipas prokurorisë janë persona që kanë aplikuar për viza amerikane, pra janë drejtuar tek Renato Nasto dhe ky i ka ndihmuar personat aplikantë të falsifikonin të dhënat e formularëve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues.

Në dosjen hetimor thuhet se Renato Nasto, paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës.

Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin (merrnin vizën) Renato Nasto merrte shumën prej 10 mijë eurosh.

Por shërbimet e sigurisë kishin konstatuar në 13 Tetor 2023 një shtetase rreth 50-60 vjeç, në ambientet e jashtme të Konsullatës së SHBA-ve në Tiranë, duke shpërndarë kartë-vizita me shënimet në gjuhën shqipe “Viza Amerikane Insider”.

Kartë-vizita mbante shënimet në gjuhën shqipe “Viza Amerikane Insider”, me dy llogari në platformat Instagram dhe “WhatsApp” duke dhënë edhe një numër telefoni.

Pas hetimeve të këtyre kontakteve, u zbuluan të 5 personat e marrë tashmë të pandehur. /Elton Qyno, Ora news/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco