Dy fëmijë 9-vjeçar i vunë flakën tregut në Shkodër, thotë policia

Dy fëmijë 9-vjeçar i vunë flakën tregut në Shkodër, thotë policia

19:44, 15/06/2024
A+ Aa A-

Pa kaluar as 24 orë nga zjarri gjigant që zhdukur tregun e rrobave të përdorura dhe dogji edhe 5 shtëpi në zonën e njohur si Qafë Hardhi në Shkodër, policia lokale thotë se ka zbardhur ngjarjen.

Sipas policisë, dy fëmijë 9 vjeç kanë qenë duke luajtur pranë tregut dhe dyshohet se kanë shkaktuar zjarr duke djegur gjithë zonën.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen ‘Ndoc Mazi’.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco