EMRI/ Trafikoi mbi 800 kg kanabis, ekstradohet nga Greqia në Shqipëri 48-vjeçari

EMRI/ Trafikoi mbi 800 kg kanabis, ekstradohet nga Greqia në Shqipëri 48-vjeçari

14:43, 13/06/2024
A+ Aa A-

Surja Sinani është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri.

48 vjeçari është dënuar nga gjykata e Gjirokastrës me 6 vjet burg pasi në 2014 transportonte rreth 837 kg kanabis.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal të datës 05.04.2016, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Surja Sinani, 48 vjeç, i lindur në Gjirokastër, i cili u ekstradua ditën e djeshme, nga Greqia në Shqipëri.

Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2014, shtetasi Surja Sinani, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë.

48-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco