Kretë: Humbi jetën pas një sherri me disa të rinj, del ekspertiza për 20-vjeçarin shqiptar

Kretë: Humbi jetën pas një sherri me disa të rinj, del ekspertiza për 20-vjeçarin shqiptar

10:36, 13/06/2024
A+ Aa A-

Mjekësia ligjore në Greqi: 20-vjeçari shqiptar Orgito Lloci kishte probleme në zemër, u stresua nga sherri.

Në konkluzionet e saj mjekësia ligjore greke u shpreh se vdekja  e 20-vjeçarit shqiptar ka qënë për shkaqe patologjike dhe komplikime në zemër.

Sipas flashnews.gr, mjeku ligjor ka konstatuar se 20-vjeçari kishte probleme me zemrën. Për shkak të sherrit në të cilin është përfshirë ai ka qenë i stresuar duke pësuar komplikacione dhe më pas është rrëzuar në rrugë.

Nga pesë personat që u sollën në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë , të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në përleshjen me 20-vjeçarin.

Ndërkohë duket nuk ka pasur prova për përfshirje për tre të rinjtë nga Rumania, Gjeorgjia dhe Bullgaria, të cilët ishin në të njëjtën shoqëri me dy grekët.

Të premten do të kërkojnë falje në gjykatë, dy 24-vjeçarët grekë, tashmë të arrestuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco