Dimal/ Arrestohet 51-vjeçari me pistoletë stilolaps që organizonte lojëra fati

Dimal/ Arrestohet 51-vjeçari me pistoletë stilolaps që organizonte lojëra fati

09:12, 13/06/2024
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", goditen 1 rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit dhe 1 rast i armëmbajtjes pa leje. 

Sekuestrohen 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak. Vihet në pranga 51-vjeçari që i posedonte.   

I ndaluari është Enrik Begaj, 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal.

"Stacioni i Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", ka goditur një rast të lojërave të fatit dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal.  

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë stilolaps   dhe municion luftarak. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat", njofton policia e Beratit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco