Si turistë, por merreshin me drogë/ Në pranga 10 shqiptarë në Itali, sekuestrohen armë dhe para

Si turistë, por merreshin me drogë/ Në pranga 10 shqiptarë në Itali, sekuestrohen armë dhe para

18:59, 12/06/2024
A+ Aa A-

Dhjetë shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali për trafik dhe pazare droge.

Sipas raportimeve të mediave italiane, të rinjtë kishin shkuar në Itali me viza turistike për të shitur drogë me pakicë në zonën e Varreses.

Pas aksionit të policisë janë sekuestruar drogë, armë dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Hetimet kanë nisur në vjeshtën e vitit 2023, kur policia u njoftua për praninë e një shqiptar, i cili merrej me shpërndarjen e kokainës në doza.

Analiza e thelluar e informacionit bëri të mundur kapjen e tij, duke sekuestruar edhe disa doza droge nga klientët e tij.

Gjatë hetimeve, të cilat zgjatën afërsisht 6 muaj, u arrestuan dy nga narkotrafikantët që i përkisnin grupit dhe u sekuestruan 1 kilogram kokainë dhe 4 kilogramë hashash, pjesërisht të ndara tashmë në qindra doza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco