SYRI TV/ Arrestohet në Dubai, Durim Bami

14:45, 12/06/2024
A+ Aa A-

Durim Bami, 45-vjeçari nga Nikla, në kërkim nga SPAK pas operacionit ‘Revanshi’ është arrestuar në Dubai. Konfirmimi ka ardhur nga Policia e Shtetit në një komunikatë për mediet. Policia thotë se po punohet për ekstradimin e Bamit, por në asnjë rast të mëparshëm, autoritetet e Dubait nuk kanë ekstraduar asnjë shtetas shqiptar drejt vendit tonë. 45-vjeçari nga Nikla akuzohet për disa vepra penale të rënda nga SPAK.

Nga SYRI TV

I shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit ‘Revanshi’ për disa vepra penale, i shumëpërfoluri i Niklës, Durim Bami është arrestuar në Dubai. 45-vjeçari Durim Bami është arrestuar pas shkëmbimit të informacioneve midis Policisë së Shtetit dhe policisë së Emirateve të Bashkuara.

Në lajmërimin e Policisë së Shtetit për mediat thuhet 45-vjeçari nga Nikla është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Është e disata herë që Policia e Shtetit lajmëron për arrestimin e shtetasve shqiptarë në Dubai dhe ku synimi është ekstradimi i tyre në Shqipëri. Por deri më tani, asnjë nga të arrestuarit nuk ka marrë miratimin nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u ekstraduar në vendin tonë.

Dhe një rast që u shit si ekstradim, ai i Bruno Çobos, pas verifikimeve rezultoi se Çobo kishte kërkuar vetë që të rikthehej në Shqipëri për t’u njohur me akuzat. Çobo ia kishte bërë kërkesën Interpol Tiranës.

45-vjeçari Durim Bami është në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit ‘Revanshi’. Ndaj tij, SPAK ka ngritur disa akuza të rënda. Durim Bami akuzohet për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” ose “Grup i strukturuar kriminal”.

Në kërkim po në kuadër të operacionit “Revanshi” është dhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, po për të ende nuk ka një zyrtarizim të arrestimit në Dubai pasi dyshimet janë që dhe ai ndodhet atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco