Tentoi të fuste në Shqipëri 36 mijë paund të padeklaruara, vihet nën hetim 47-vjeçarja

Tentoi të fuste në Shqipëri 36 mijë paund të padeklaruara, vihet nën hetim 47-vjeçarja

14:24, 12/06/2024
A+ Aa A-

Policia Kufitare ka vënë nën hetim një 47-vjeçare për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Kjo shtetase tentoi të fuste në Shqipëri, rreth 36 000 paunde, pa i deklaruar.

Shuma e parave është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases me shtetësi shqiptare dhe angleze, ku u gjetën rreth 36 000 paunde, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për 47 vjeçaren. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco